INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Apeli lë në burg nëntë imamët e akuzuar për terrorizëm

Apeli lë në burg nëntë imamët e akuzuar për terrorizëm

Publikuar më: 19:40 30-11-2016

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka dhënë sot vendimet për nëntë personat e akuzuar për terrorizëm. Ata ankimuan vendimin e Shkallës së Parë që i dënoi me 129 vite burg në total, për rekrutim të shqiptarëve me qëllim dërgimin e tyre për të luftuar në Siri, përkrahë terroristëve të ISSIS. Gjykata ka lënë në fuqi vendimet e Shkallës së Parë për tre nga personat e “vetëshpallur imam”. Genci Balla dhe Gerti Pashja do të vuajnë dënimet me nga 17 vite burg. Po kështu për dënimi me 13 vite burg për Edmond Ballan është lënë gjithashtu në fuqi. Ulje të dënimit kanë përfituar Fadil Myslimani, që është dënuar me 10 vite burg, nga 12 që kishte dhënë Shkalla e Parë dhe Astrit Tola, që është dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg nga 7 të dhëna nga Gjykata e Shkallës së Parë e Krimeve të Rënda. Orion Reçi, do të kryejë 6.8 vite burg ndërsa ulje dënimi kanë përfituar edhe të dënuarit e tjerë, Verdi Morava dhe Zeqir Ymeri.
Çështja ndaj 9 personave të akuzuar për terrorizëm nisi në vitin 2014, pas arrestimit të tyre ndërkohë që gjatë seancave të gjykimit të pandehurit janë rebeluar shpesh herë.

Article Logic
Execution time: 0.0035238265991211