INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Champions League: Graniti fiton sfidën e vëllezërve Xhaka, kualfikohen Napoli e Benfica [VIDEO]

Publikuar më: 13:30 07-12-2016

Në Grupin A, Arsenali arriti të sigurojë vendin e parë pas një fitoreje 4-1 në transfertë me Bazelin. Granit Xhaka sërish ka fituar duelin në vëllain e madh, Taulantin. Në fakt kjo është hera e tretë që vëllezërit Xhaka ndeshen kundër njëri-tjetrit dhe sërish triumfon Graniti. PSG që thjesht duhet të fitonte për të patur vendin e parë “ngeci” në shtëpi kundër Ludogoretsit pasi barazoi 2-2, me bullgarët që falë kësaj pike kualifikohen në Europa League.

Napoli dhe Benfica janë dy ekipet që kualifikohen në fazën e 1/8-ve të Champions League në grupin B, me italianojugorët që mundën të zënë vendin e parë në grup pasi triumfuan 2-1 në transfeten kundër Benfikes. Turqit e Beshiktashit shkatërruan vetë çdo mundësi kualifikimi pasi morën një humbje të turpëruese përballë Dinamos së Kievit me rezultatin 6-0.

Në grupin C bind Barcelona duke fituar 4-0 ndaj Borussia Monchengladbach. Argjentinas Lionel Messi shënoi golin e parë për katalanasit, dhe më pas Arda Turan shënoi një tregolësh . Celtic mundi të barazonte 1-1 në transfertë me City.

Në Grupin D, Bayerni i Mynihut mundi 1-0 në shtëpi Atleticon duke u hakmarrë për humbjen e vendit të parë në grup, por dhe për eliminimin e vjetshëm nga Champions. Në Europa League nga ky grup shkon ndërkohë Rostov që rezistoi në një barazim pa gola përballë PSV.

Article Logic
Execution time: 0.0038540363311768