INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Parashikimi i motit për sot/ Rikthehet shiu dhe dëbora

Parashikimi i motit për sot/ Rikthehet shiu dhe dëbora

Publikuar më: 08:36 22-02-2019

Ardhja e një sistemi vranësirash do të kushtëzojë mot me vranësira të shpeshta dhe alternime kthjellimesh në pjesën më të madhe të vendit. Më të dendura paraqiten në Veri dhe zonat lindore duke gjeneruar dhe reshje të pakëta shiu e dëbore.

Pasditja dhe mbrëmja zhvendos vranësirat në zonat Jugore ku priten reshje shiu e dëbore gjatë natës.

Sipas Mateoalb, era do të fryjë me shpejtësi 30km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante nëmëngjes, por rënie të lehtë sjell mesdita duke variuar nga -3 deri 16 gradë celsius./intv.al

Article Logic
Execution time: 0.0014870166778564