INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E shtuna nis me vranësira, por ja cili është parashikimi i fundjavës

E shtuna nis me vranësira, por ja cili është parashikimi i fundjavës

Publikuar më: 09:11 09-06-2018

Moti mbetet me vranësira dhe shira në pjesën më të madhe të vendit, kryesisht në veriperëndim dhe qendër.

Meteoalb bën me dije se orët e para të ditës së shtunë vijojnë me vranësira dhe shira në pjesën më të madhe të vendit por me fokus në zonat Perëndimore.

Ndërsa gradualisht pjesa e dytë e ditës, zhvendos shirat drejt zonave Lindore dhe ekstremit Verior të Shqipërisë duke lënë pjesën më të madhe të vendit me kthjellime dhe vranëira të herë pas hershme.

Temperaturat e ajrit mbeten thuajse konstante gjatë mëngjesit por rënie të ndjeshme sjell mesdita si pasojë e shirave në territor.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperendimor duke gjeneruar në det dallgëzim mbi 2 ballë.

Ndërsa ditën e dielë sipas MeteoAlb moti mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në territor deri pas mesditës kur vranësirat fuqizohen duke rrebeshe të përkohshme shiu në pjesën më të madhe të vendit por kryesisht në Qendër dhe Jug të tij ndërsa zonat bregdetare paraqiten kryesisht me kthjellime dhe vranësira.

Temperaturat e ajrit ulen me 2 – 3°C gjatë mëngjesit por sërisht mesdita sjell rritje të vlerave termike duke ngjitur maksimumin në 34 – 35°C.

Era do të fryjë mesatare, me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Verior ndërsa në det vijon dallgëzim 2 – 3 ballë.

Article Logic
Execution time: 0.0072720050811768