INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E rëndë në Durrës, sërish krim në familje, burri masakron gruan për vdekje me sende të forta

E rëndë në Durrës, sërish krim në familje, burri masakron gruan për vdekje me sende të forta

Publikuar më: 21:44 08-06-2018

Pas ngjarjes së rëndë shënuar që në orët e para të ditës, ku një 31-vjeçar, babai i një djali vrau me dy plumba ish-të dashurën, një tjetër krim ka tronditur qytetin e Durrësit.
Krimi makabër ka ndodhur pas një konflikti në familje. Burime zyrtare nga ana e bluve të Durrësit, bëjnë me dije se pavarësisht se 40-vjeçarja është transportuar për në spital, nuk ia ka dalë dot mbanë, pasi është goditur nga bashkëshorti me mjete të forta.

Njoftimi i policisë:
Më datë 08.06.2018, rreth orës 19:55 në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës ka shkuar e lënduar në kokë dhe ndërruar jetë shtetasia A. Sh. 40 vjeçe banuese në lagjen Nr. 15, Durrës.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se autor i dyshuar është bashkëshorti i saj, shtetasi Ç.Sh. 42 vjeç, i cili e ka goditur me mjete të forta.

Shtetasi i mësipërm është shoqëruar në ambientet e Policisë Durrës, i cili po pyetet mbi rrethanat e ngjarjes.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Article Logic
Execution time: 0.0036931037902832