INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pandemia i anulloi dasmën, Armina nuk pret më gjatë, zbulon se kur do të martohet me Shkëlzenin [FOTO]

Pandemia i anulloi dasmën, Armina nuk pret më gjatë, zbulon se kur do të martohet me Shkëlzenin [FOTO]

Publikuar më: 10:37 02-10-2020

Armina Mevlani ka zbuluar e ftuar në emisionin “Rudina” se pandemia e koronavirusit e detyroi të shtynte dasmën me Shkëlzenin. Ajo ka thënë se vitin tjetër është e sigurtë që do të bëjnë një dasmë në vjeshtë.

Por Armina ka shtuar se nëse ende nuk mund të bëjnë një dasmë me shumë njerëz për shkak të pandemisë, dyshja do të bëjnë një festë private dhe do nisin të krijojnë një familje.

Rudina Magjistari: Ju kishit planifikuar dasmën me Shkëlzenin këtë vit, por e shtytë për shkak të pandemisë?

Armina Mevlani: Mua 2020 gjithmonë më ka pëlqyer si vit. Nuk e kisha vendosur 100%. Për dasmë i kam gjërat gati sepse për fustanin jam në kontakte me dizajnerë dhe e di se çfarë dua. Thjesht do tre ose katër muaj që të bëhet. Por nuk kishim lënë diçka konkrete, thjesht më ka pëlqyer 2020-ta. Kur filloi në Shkurt pandemia ishim në diskutime nëse do e bënim apo jo këtë verë dhe në momentin që filloi kjo situatë, i lashë gjërat përgjysmë sepse unë kam pritur me bashkëjetesë gjithë këto vite, disa muaj më shumë apo një vit, nuk është se do ndryshojë diçka mes meje dhe Shkëlzenit. Thashë ta bëjmë në një moment që të gjithë të ndihemi të sigurt. Edhe vitin tjetër nuk është se do ndryshojnë shumë gjërat, por nuk do doja ta shtyja më shumë, ndoshta do bëj diçka më shumë intime. Edhe nëse nuk e bëjmë me shumë njerëz, diçka më private do e bëjmë patjetër sepse kam dëshirë të krijoj familje dhe t’i kem gjërat e shtruara.

-640-0-5f763221bf2d0.png

Article Logic
Execution time: 0.0028388500213623