INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pamje drithëruese zbulojnë grabitjen e dhunshme të Kim K në Paris [FOTO]

Pamje drithëruese zbulojnë grabitjen e dhunshme të Kim K në Paris [FOTO]

Publikuar më: 11:27 20-02-2017

Publikohen imazhe tronditëse që tregojnë skenën e krimit ku Kim Kardashian ishte viktimë e një grabitjeje me vlerë 10 milionë dollarë.

Një rrjet televiziv frances ka publikuar disa foto në Hotel de Pourtales, bashke me një video të grabitësve jashtë A Mon Cafe, pak kilometra larg hotelit. Bukuroshja 36 vjeçare ishte viktimë e një eksperience që të ndryshon jetën kur u grabit me armë kokë, duke humbur bizhuteri të shumta, përfshirë unazën e saj të fejesës me diamand 20 karatësh në 3 tetorin e shkuar në Paris. Fotot e zbuluara për publikun tregojnë mjetet me të cilat ajo është lidhur dhe i është bllokuar goja kur e kanë mbyllur në banjo. Jo vetëm kaq, pasi janë zbuluar edhe pamje të bandës që grabitën yllin e spektaklit reality, ndër të cilët janë arrestuar 8 burra dhe një grua në burgje të sigurisë së lartë. Kamerat e sigurisë tregojnë dy prej grabitësve që po kërkojnë me dëshpërim një unazë 30 mijë dollarëshe, e cila u ka rënë në rrugë ndërkohë që largoheshin me shpejtësi pasi kryen krimin. Mësohet se banda u fsheh në Paris për disa ditë dhe më pas disa prej tyre udhëtuan për në Antwerp, kryeqyteti belg i diamandeve, ku u përpoqën të shisnin “plaçkën”.

Article Logic
Execution time: 0.0019421577453613