INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pak ditë para se të bëhet nënë, Rihanna ndahet nga partneri prej tradhtisë?!

Pak ditë para se të bëhet nënë, Rihanna ndahet nga partneri prej tradhtisë?!

Publikuar më: 12:35 15-04-2022

Lart e poshtë po flitet se Rihanna, në ditët e fundit të pritjes së ëmbël, ka kapur mat partnerin Asap Rocky duke e tradhtuar. Thuhet se vajza me të cilën ai po tradhtonte këngëtaren me të cilën pret gjithashtu një fëmijë është dizenjuesja e këpucëve, Amina Muaddi. Ajo është njëkohësisht mikeshë e Rihanna-s.

Në rrjet gjithçka është bërë super dramatike, ndërkohë që s’kemi ende asnjë konfirmim nga çifti për ndarjen e tyre. Madje, nuk shohim asnjë lëvizje në llogaritë e tyre në Instagram. Megjithëse mediat e huaja shkruajnë se pasi janë ndarë, kanë bërë direkt unfollow njëri-tjetrin, me një kontroll të shpejtë pamë që sërish ndiqen në Instagram.

Po ashtu, mediat kanë parë si të dyshimtë faktin që Rihanna është shfaqur më shumë vetëm në daljet e fundit, sesa me reperin, sipas iconstyle.

Megjithëse të gjithë janë të shqetësuar për gjendjen e RiRi-t në ditët e fundit të pritjes së ëmbël dhe për faktin që ajo mund të përfundojë e tradhtuar si Khloe Kardashian gjatë shtatzënisë, sërish është ende herët të “merakosemi”.

Duke qenë çifti më i përfolur i momentit, Rihanna dhe Asap Rocky mund të bëhen fare shpejt “pre” e lajmeve të rreme.

Megjithatë nëse ka ndodhur vërtetë, një mësim i mirë për vajzat: Ai që ka ndërmend të të tradhtojë, do ta bëjë edhe nëse ti je Rihanna, e aq më tepër kur po pret edhe fëmijën e tij.

Article Logic
Execution time: 0.0036690235137939