INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Operacioni i çuditshëm”, klubi i Flamengos nis hetimin për transferimin e Lucas Paquetta

“Operacioni i çuditshëm”, klubi i Flamengos nis hetimin për transferimin e Lucas Paquetta

Publikuar më: 14:16 18-10-2018

Lucas Paquetta ishte blerja e re e Milanit, e cila bëri shumë bujë në merkaton e futbollit. E para, sepse ai ishte një talent me të ardhmen e ndritur dhe e dyta sepse negociatat për transferimin e tij u bënë në mes të kampionatit dhe me çmimin më të ulët se klauzola e Flamengo-s.

Këtë të enjte, siç kanë bërë të ditur mediat ndërkombëtare Flamengo ka hapur një hetim të brendshëm në lidhje me shitjen e fantazistit. Presidenti i Këshillit administrativ të klubit ka dhënë një deklaratë për këtë hetim të brendshëm.

“Transferimi i Paqueta ka karakteristika shumë të çuditshme. Merkato hapet në janar, por negociatat janë zhvilluar në mesin e kampionatit. Dhe çmimi është më i ulët në krahasim me klauzolën. Unë, si president i Këshillit Administrativ, nuk mund të bëj gjë tjetër vetëm që të hedh dritë mbi këtë operacion. Do të hap një hetim të brendshëm për të kuptuar atë që ka ndodhur. Mendoj se është shumë e çuditshme, mendoj se ka interesa të tjerë në mes”, ka thënë Dunshee.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033822059631348