INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
ADRENALINË/ Boksieri shqipëtar: Me sportistët kosovarë shkojmë mirë, ata janë më të suksesshëm sepse… [VIDEO]

ADRENALINË/ Boksieri shqipëtar: Me sportistët kosovarë shkojmë mirë, ata janë më të suksesshëm sepse… [VIDEO]

Publikuar më: 10:54 18-10-2018

Boksi një sport që po popullohet shumë vitet e fundit në vendin po nxjerr dhe frytet e tij. Një nga boksierët e suksesshëm shqiptar, Albi Sorra tregoi në emisionin Adrenalinë në IN Tv marrdhëniet e tij me sportistët kosovarë.

Ai tha se i mbështesim boksierët kosovarë dhe kanë marrëdhënie të mira por Kosova e promovon sportin më shumë se sa ne. Kanë pak sportistë por ata që janë kanë arritur nivele shumë të larta.

Boksieri u shpreh se nuk është penduar asnjëherë për zgjedhjen e këtij sporti përkundrazi ka përjetuar emocione shumë të bukura.Një nga gjërat më fatale të boksi është vdekja në ring, një çështje të cilën boksieri Sorra tregoi edhe personat përgjegjës për një situatë kaq të rëndë.

“ Përgjegjësia e parë i takon mjekut, pasi nëse të ka dhënë leje për të boksuar do të thotë që nga ana shëndetësore je në rregull. Por pasi bëhet një verifikim se nga ka ardhur vdekja dhe ekspertiza nxjerr se sportisti ka marrë shumë goditje gjatë ndeshjes atëher faji është i gjyqtarit të ndeshjes”- tha Sorra për IN Tv .

Intervista e plotë:

Article Logic
Execution time: 0.0042178630828857