INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Olta i HABIT të gjithë me deklaratën e saj: Luizi nuk kishte qejf Kiarën, ja kë pëlqente ai…

Olta i HABIT të gjithë me deklaratën e saj: Luizi nuk kishte qejf Kiarën, ja kë pëlqente ai…

Publikuar më: 13:35 21-05-2023

Miqësia mes Jori Dellit dhe Luiz Ejllit, pas eliminimit të Kiaria Titos u diskutua mbrëmjen e djeshme nga ish-banorët në “Post Big Brother”.

Fituesi i këtij edicioni të BB VIP u shpreh se me Jorin ka pasur marrëdhënie të mirë, por më pas nuk i pëlqente sjellja e saj. Ndërkohë, Olta Gixhari ndërhyri duke thënë se Luizi ka pasur pëlqim për modelen dhe këtë fakt sipas saj, e tregonin gjestet e tij.

“Nëse Kiara nuk do të rifutej në shtëpi, mes Luizit dhe Jorin do të niste diçka”, tha aktorja.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Me Jorin kam pasur marrëdhënie shumë të mirë, deri në një moment që filloi t’i jepte pak gojës, edhe që po e frynte i madhi (Maestro). Aty ma prishi qejfin. Unë i thashë çfarë të keqe pate nga unë që kur erdhe? Të afrova vetë, nuk më afrove ti. Të dhashë tutat

Olta: Çudi që afrove Jorin të parën

Luizi: Të ndihmova për të të votuar për foton më të bukur

Olta: Jori kokrra e yllit, si mos ta afronte Jorin ai?! Jori ishte absolutisht më e bukura në shtëpi. Ai është tepër strategjik, përveçse i dhuronte trëndafila kur nuk ishte Kiara. Ky është një mister tjetër.

Luizi: Po pse e kap momentin e trëndafilit

Olta: Unë pashë në video që i dhurove një trëndafil

Kristi: Është e vërtetë që sa u rifut Kiara, u shkëput shumë me Jorin.

Olta: U shkëput direkt

Kristi: Në mënyrë të frikshme

Olta: Nëse nuk do të kishte rihyrë Kiara, ai do të vazhdonte diçka me Jorin. Ai e kishte vërtetë qejf Jorin.

Luizi: Ajo (Olta) e lëshoi kunjin

Olta: Jorin e zgjoje çdo mëngjes. Nuk rrije dot pa të. E kapje për qafe, bëje xhiro rreth pishinës. Ti fillove të krijosh një marrëdhënie goxha të afërt me Jorin.

Article Logic
Execution time: 0.0035889148712158