INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sherr mes tyre? Noizy dhe Stresi i japin fund këtij diskutimi: Ke intrigantë rreth vetes…

Sherr mes tyre? Noizy dhe Stresi i japin fund këtij diskutimi: Ke intrigantë rreth vetes…

Publikuar më: 15:32 21-05-2023

Dy reperat Noizy dhe Stresi, kanë lançuar projektin më të ri muzikor. Për Noizyn është në vazhdën e një sërë projekteve të reja, e ndërsa për Stresin është një rikthim për fansat. Ata kanë lënë pas armiqësitë, e ndërsa kanë bashkuar forcat për një këngë që quhet “Medalioni”. Kënga flet për shoqërinë, besnikërinë, femrat dhe paratë.

Të dy duket se kanë bërë një “lojë” të vogël para se të publikonin këngën. Dy rivalët legjendarë hoqën njëri-tjetrin nga Instagrami. Pas kësaj, Noizy postoi: “E vërteta përherë del. Mbase vonon për të dalë, por për të dalë del”.

“O dak… të vërtetën se merr vesh kurrë kur ke intrigantë rreth teje. Unë jam vetvetja si gjithmonë!”, u përgjigj Stresi po në Instagram.

“Kur ti ke zemër të mirë ndihmon shumë, dhuron shumë, beson shumë. Dhe gjithmonë duket…Që lëndohesh më së shumti”, shtoi Stresi në një tjetër Instagram Stories.

E gjitha kjo ka qenë një marketing për këngën.

Article Logic
Execution time: 0.003831148147583