INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Olsi Bylyku u largua papritur nga 'BBV3', ndjekësit shpërthejnë në akuza ndaj produksionit, ja disa nga arsyet e eleminimit

Olsi Bylyku u largua papritur nga 'BBV3', ndjekësit shpërthejnë në akuza ndaj produksionit, ja disa nga arsyet e eleminimit

Publikuar më: 13:33 06-02-2024

Largimi i papritur i Olsi Bylykut nga “Big Brother VIP 3”, hapi mjaft debate në rrjet pasi edhe vetë këngëtari nuk e priste largimin. Ai u eliminua mbrëmjen e së shtunës pas një nominimi të dytë që u hap për të gjithë banorët.

Aktori shfaqi shenja habie kur moderatori përmendi emrin e tij dhe reagimet e tij pas daljes kanë qenë po kaq të dyshimta. Ai nuk ka pranuar të marrë pjesë as në BB Fan Club të dielën. Gjithashtu ai ka fshirë nga Instagrami i tij të gjitha fotot që ishin postuar gjatë qëndrimit në shtëpi.

Në rrjet qarkullojnë aludime se largimi i Olsit ka ardhur pasi në diskutime të ndryshme nëpër shtëpi, ai ka reklamuar disa herë producentë dhe studio të ndryshme, diçka që nuk është e lejuar.

Dikush shprehet se e ka ndjekur programin përgjatë gjithë ditëve dhe e ka dëgjuar disa herë Olsin të reklamojë producentë dhe studio muzikore.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039808750152588