INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nxirret helikopteri i rrëzuar në liqen, kamera i dorëzohet prokurorisë

Nxirret helikopteri i rrëzuar në liqen, kamera i dorëzohet prokurorisë

Publikuar më: 17:30 10-04-2016

Gjatë paraditës së sotme, polumbarë të policisë se Shtetit dhe atyre të FA, si dhe mjete të tjera logjistike, kane bërë të mundur nxjerrjen e trupit të dëmtuar të helikopterit nga liqeni.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura ka dhënë detaje mbi ecurinë e deritanishme të punës që po bëhet për zbardhjen e ngjarjes tragjike me helikopterin e aksidentuar EC 145.

Ekspertët e kompanisë prodhuese Eurocopter si dhe ekspertë ushtarakë amerikanë të specializuar për këtë lloj helikopteri, të thirrur nga Ministria e Mbrojtjes për të asistuar ne zbardhjen e ngjarjes, kanë asistuar grupin hetimor të kryesuar nga prokuroria për të nxjerrë kamerën regjistruese. Që nga ai moment “Kamera regjistruese” është në dispozicion të Prokurorisë, e cila po heton çështjen.

Shtabi i Përgjithshëm i FA dhe Ministria e Mbrojtjes vijojnë bashkëpunimin intensiv me Prokurorinë.

Article Logic
Execution time: 0.0032899379730225