INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk pranojnë ta veshin në Grammy, Bebe Rexha zbulon kush do ta shoqërojë në tapetin e kuq [FOTO]

Nuk pranojnë ta veshin në Grammy, Bebe Rexha zbulon kush do ta shoqërojë në tapetin e kuq [FOTO]

Publikuar më: 17:50 01-02-2019

Prania e këngëtares shqiptare në Grammy është komentuar shumë kohët e fundit, kjo për faktin se Bebe Rexha ka treguar se stilistët nuk e merrnin përsipër për ta veshur. Pasi 29 vjecarja foli për stilistët që nuk pranuan të krijonin veshje për pjesëmarrjen e saj në Grammy, ylli mori shumë mbështetje nga fansa dhe emra të njohur të muzikës si Demi Lovato.

Ajo për herë të parë është nominuar për dy çmime në “Grammy Awards”: atë për “Artisten e re më të mirë” dhe për “Duetin më të mir të zhanrit country”, për këngën e saj “Meant to be”, në bashkëpunim me Florida Georgina Line.

E lumtur për nominimin e parë në ngjarjen më të madhe të muzikës, këngëtarja shqiptare ka treguar se do të shkojë në tapetin e kuq të eventit me tre njerëzit më të rëndësishëm të jetës së saj.
“Në mbrëmjen e Grammy do të shkoj me nënën time, vëllanë dhe babanë. Do t’i sjellë të gjithë në tapetin e kuq. I dua që të jenë me mua në çdo hap”, ka thënë ajo, duke shtuar: “Do të jem duke festuar pavarësisht çdo gjëje, edhe sikur të mos fitoj”.

rs_634x1024-181108180450-634.bebe-rexha-2018-victorias-secret-fashion-show-runway.ct.110818.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036859512329102