INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I bëri DISS Taynës, Rinës dhe gjithë estradës, por ja VEPRIMI i fundit i Fifi-t në drejtim të kësaj repere-je[FOTO]

I bëri DISS Taynës, Rinës dhe gjithë estradës, por ja VEPRIMI i fundit i Fifi-t në drejtim të kësaj repere-je[FOTO]

Publikuar më: 18:55 01-02-2019

Kënga “Habibi” e sjellur në treg nga Fifi dhe Lamar para pak kohësh sulmonte pothuajse të gjithë estradën shqiptare dhe përcillte mesazhin se muzika e tyre kishte arritur në nivele bajate.

Në “plumbat” e shumtë që Fifi lëshoi disa prej tyre ishin drejtuar edhe drejt njërës prej repereve më të reja Melindës.

“Deri dje Lulija ke me dimija, sot me brekë të hiqta”, thoshte Fifi duke iu referuar këngës “Lulija”.

Megjithatë, mes vajzave tashmë duket se raportet janë për t’iu pasur lakmi.

Ka qenë vetë Fifi ajo që në InstaStory e ka shpërndarë me link këngën e re të Melindës duke vulosur në këtë formë zbutjen e raporteve.

Megjithatë, duket se këngëtarja e hitit ‘Psikopatja jote’ vazhdon të ngelet e pakompromis për dy emra të tjerë, Tayna dhe Rinën.

melinda.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0035979747772217