INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
ZEMRA MAL! Bëhuni gati për bashkëpunimin e 4 SHQIPTAREVE! Pas Rita Orës, e konfirmon edhe Dua LIPA! Ua thotë në SHQIP: Hajde ... [FOTO]

ZEMRA MAL! Bëhuni gati për bashkëpunimin e 4 SHQIPTAREVE! Pas Rita Orës, e konfirmon edhe Dua LIPA! Ua thotë në SHQIP: Hajde ... [FOTO]

Publikuar më: 00:35 30-01-2019

Bebe Rexha së fundmi përmes një postimi në Twitter ka kërkuar bashkëpunim me tri këngëtaret shqiptare dhe Dua Lipa i ka kthyer përgjigjen epike në gjuhen shqipe.

Këngëtarja Bebe Rexha ka kërkuar bashkëpunim me Dua Lipën, Rita Orën dhe Ava Max.

Ava Max, shqiptarja nga Saranda që po korr sukses së fundmi, është shumë entuziaste nëse bashkëpunojnë. “New Lady Marmalade" iu përgjigj ajo Bebe Rexhës, referuar këngës së famshme të kënduar dikur nga Christina Aguilera, Lil’Kim, Mya dhe Pink.

Nuk ka munguar edhe reagimi i Rita Orës! Ajo ka pranuar dhe ka thënë se i respekton të treja vajzat dhe se po i pëlqen shumë kjo ide!

Tashmë nuk ka vonuar as përgjigja e Dua Lipës, e cila ua thotë në shqip: "Hajde shqipeeee!", duke e shoqëruar me duart që krijojnë shqiponjën dhe një zemër të kuqe! Epo tani mezi presim që ky bashkëpunim të realizohet!

50813739_607515853051728_6799760773302132309_n.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0031728744506836