INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Eminem humb “fronin”, njihuni me reperen që e ka zëvendësuar! Ka bashkëpunuar me këtë shqiptare [FOTO]

Eminem humb “fronin”, njihuni me reperen që e ka zëvendësuar! Ka bashkëpunuar me këtë shqiptare [FOTO]

Publikuar më: 20:51 12-01-2019

Muzika hip hop tashmë është një prej zhanreve më të parapëlqyer në mbarë botën. Dhe këtë zhanër po e kultivojnë edhe femrat, madje disa prej tyre po arrijnë majat e suksesit duke kënduar këtë lloj muzike.

E tillë është reperja e famshme Nicki Minaj, e cila së fundmi është shndërruar në reperen më të ndjekur në botë në të gjitha rrjetet sociale. Ajo ka plot 191 milionë ndjekës në të gjitha rrjetet sociale, shifër me të cilën ka lënë prapa edhe Eminemin, i cili ka 189 milionë.

Lajmi për këtë gjë është bërë i ditur nga Music New Facts në rrjetin social Twitter. Një tjetër repere femër shumë e suksesshme viteve të fundit është edhe Cardi B, e cila ka arritur të ngjitet në majat e top listave dhe të rrëmbejë çmime në evente të përmasave botërore.

Nicki-Minaj-Bed-Video.jpg

 

Vlen të përmendim që Nicki Minaj ka bashkëpunuar me këngëtaren me origjinë shqiptare Bebe Rexha për këngën "No Broken Hearts" që ka rezultuar një hit i suksesshëm.

1080full-bebe-rexha.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037000179290771