INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk ndalet! Gjiko blen jaht luksoz dhe thumbon kolegët: ‘Mos e merrni me qira, ua jap falas’ [FOTO]

Nuk ndalet! Gjiko blen jaht luksoz dhe thumbon kolegët: ‘Mos e merrni me qira, ua jap falas’ [FOTO]

Publikuar më: 09:47 01-06-2019

Gjiko është një ndër reperat më të suksesshëm dhe të dashur për publikun shqiptar dhe kosovar.

Së fundmi, ai ka bërë mburrjen e tij për jahtin e ri në mënyrë shumë origjinale.

Veçanërisht mes reperëve, që mburrjen e kanë pjesë të rëndësishme të teksteve, ndaj edhe mund t’u duhet ndonjë jaht për videoklip, duke qenë se nuk mund të këndosh: “E boj jetën si n’Dubai” në sediljen e fundit të autobusit.

Ai ka postuar në llogarinë e tij të Instagramit një foto ku duket shumë i lumtur dhe krenar për blerjen e jahtit të tij, ku përfitoi nga rasti të thumbojë kolegët, të cilët akoma nuk e kanë blerë një të tillë.

“Nëse ju duhet jahti për videoklip ua jap unë, mos e merrni me qira se ishte shtrenjtë”- ka shkruar Gjiko.

 

Article Logic
Execution time: 0.0042150020599365