INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''A do jesh me mua derisa të bëhem për pampers?''/ Gjiko përlot Elita Rudin me propozimin e tij të tretë! [FOTO]

''A do jesh me mua derisa të bëhem për pampers?''/ Gjiko përlot Elita Rudin me propozimin e tij të tretë! [FOTO]

Publikuar më: 09:27 16-04-2019

Gjiko sapo na tregoi që është partneri perfekt.

Mbrëmjen e së hënës “Në Kurthin e Piter Pan” ishte e ftuar Elita Rudi, një ndër prezantueset më të dashura dhe të talentuara të Kosovës.

Sëbashku me reperin Gjiko, ata janë një ndër çiftet më të famshme në Shqipëri dhe Kosovë dhe para disa javësh dashuria e tyre u bekua me ardhjen në jetë të vogëlushit Zëri.

Për Elitën ishte rezervuar një surprizë shumë e bukur, surprizë e cila e bëri të përlotej. Moderatorja simpatike mendonte se partneri i saj Gjiko ndodhej në Itali, por ai krejt papritur shfaqet në skenë nga ku i ka bërë propozimin e tretë Elitës e cila nuk i mbajti dot lotët.

Gjiko: Unë. Surprizëë…Gruaja ime. Se është live. Ditën e parë që të kam parë e kam ditur që do jesh gruaja ime. Pastaj të kam propozuar. Të kam pyetur, do bëhesh e fejuara ime? Më ke thënë po. Pastaj të kam pyetur a po bëhesh gruaja ime, përsëri ke thënë po. Dhe më ke falë djalin më të mirë në botë, më ke falë krejt botën. Dua të të pyes diçka edhe një herë. A do bëhesh gruaja ime derisa të plakem e të bëhem edhe unë për pampers?

Çfarë përgjigje i tha Elita? As më shumë dhe as më pak se “gjithë jetën”.

elit.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039379596710205