INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘GjikoChallenge’ pushtoi rrjetin, por reperi e paska kopjuar nga kjo këngë! Olti Curri ja zbuloi ‘të palarën’

‘GjikoChallenge’ pushtoi rrjetin, por reperi e paska kopjuar nga kjo këngë! Olti Curri ja zbuloi ‘të palarën’

Publikuar më: 16:46 10-10-2018

Pas KikiChallenge mund tëthemi pa frikë se sfida e reperit tonë të preferuar Gjiko, me ‘Gjikochallenge’ na pushtoi të gjithëve. 

Nën tingujt e këngës ‘Si Bugatti’ të gjithë e kemi bërë të paktën njëherë lëvizjen ikonike të kërcimit, dhe këtë e pranojmë hapur.

Por duket se kjo ide e Gjikos nuk paska qenë dhe aq “origjinale” dhe të palarën e reperit e ka zbuluar Olti Curri.

Olti ka postuar në Instastory një video ku tregon se Gjiko qenka frymëzuar nga reperi i huaj Piles, i cili bënte të njëjtën lëvizje në këngën “Rock” të lançuar një vit më parë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038628578186035