INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk ndalen arrestimet e ish-ministrave, një tjetër në pranga

Nuk ndalen arrestimet e ish-ministrave, një tjetër në pranga

Publikuar më: 11:08 14-11-2018

Nuk ndalen arrestimet në Maqedoni. Në pranga kanë rënë ish-ministri i Transportit të Maqedonisë, Mile Janakievski dhe ish-sekretari i qeverisë Kirill Bozhinovski. Mediat maqedonase raportojnë se ata u dërguan në burgun e Shutkës.

Një vendim të tillë e paralajmëroi vetë kryeprokurorja speciale Katica Janeva pas arratisjes së Nikolla Gruevskit në Hungari.

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski thotë se ka kërkuar azil politik në Hungari.

Përmes një postimi në Facebook ai tha se ditëve të fundit ka marrë një numër të madh kërcënimesh për jetën time. Gruevski ka shtuar se do t’i qëndrojë besnik kauzës së Maqedonisë.

Gruevski akuzohet për shpërdorim të detyrës, për blerjen e një makine luksoze qeveritare.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski ka fajësuar organet gjyqësore për gjendjen e krijuar, të cilat sipas tij nuk kishin caktuar masën e paraburgimit edhe për faktin se Gruevski po gjykohet edhe për vepra tjera edhe më të rënda.

8.png

Article Logic
Execution time: 0.0036618709564209