INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
8 më të rrezikshmit e Vlorës/ Policia publikon emrat [FOTO]

8 më të rrezikshmit e Vlorës/ Policia publikon emrat [FOTO]

Publikuar më: 11:38 14-11-2018

Policia e Shtetit ka publikuar emrat e 8 personave që janë shpallur në kërkim për vepra të rënda penale.

Në njoftimin zyrtar, thuhet se këta persona janë me rrezikshmëri shumë të lartë, në qarkun Vlorë, të dënuar me burgim të përjetshëm, dhe me 25 vjet burg.

"Për pasojë Policia e Shtetit fton cilindo që ka dijeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojë Policinë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë publike" thuhet në njoftimin për mediat.

Kush janë 8 të shumëkërkuarit?

Xhevdet Memeti, i dënuar përjetë për vrasje

Sokrat Rudo, i dënuar përjetë për vrasje

Pali Gjergji, i dënuar me burgim të përjetshëm

Gazmend Nebiu, i dënuar me 25 vite burg për vrasje

Nexhip Rexho, i dënuar me 25 vite burg për vrasje

Xhevair Jonuzi, i dënuar me 25 vite burg për vrasje

Apostol Buçaj, i dënuar me 25 vite burg për vrasje

Dritan Pelivani, i dënuar me 25 vite burg për vrasje

 

8OK.jpg

7.jpg

6.jpg

 

4.jpg

2.jpg1.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0035879611968994