Ajo padiskutim është një nga aktoret më të pëlqyera në mbarë botën dhe e kemi fjalën për Angelina Jolie.
Ylli i shumë filmave ka folur së fundmi për jetën e saj profesionale në një intervistë për “Smallzy’s Celebrity Small Talk”, ku ka zbuluar se disa filma të saj nuk i ka parë asnjëherë.
Doni ta dini pse? Pasi është shumë kritike ndaj vetes.
”Ka mjaft filma të mi që në fakt nuk i kam parë kurrë, sepse më pëlqen ky proces. Zakonisht kur e shoh zhgënjehem pasi mendoj se do të ishte diçka tjetër. Unë jam një kritike e tmerrshme”, u shpreh Jolie.
Mirëpo, ajo deklaroi se një nga filmat e saj që e ka parë është filmi i ri i saj”Eternals”, pasi i pëlqen realizimi.









13 Dec 2025 





