Ashtu siç edhe pritej, ashtu ndodhi. Luka Modriç është fitues i Topit të Artë 2018 pasi ka mposhtur konkurrencën e Cristiano Ronaldos (në vendin e dytë) dhe Antoine Griezmann (në vendin e tretë).
Luka Modriç kurorëzon kështu vitin më të suksesshëm në karrierën e tij teksa ka fituar çdo çmim individual duke filluar nga:
Lojtari më i mirë nga UEFA
Lojtari më i mirë i Botërorit 2018
Lojtari më i mirë nga FIFA
Topi i Artë 2018
Të gjitha këto çmime erdhën falë performancave të jashtëzakonshme në Champions League dhe në Kupën e Botës. Luka Modriç bëhet kështu lojtari i parë kroat që fiton çmimin më prestigjioz në aspektin individual.
Gjatë fjalimit, ai ishte shumë i prekur për këtë çmim, por nuk ka harruar të falënderojë të gjithë ata që e kanë ndihmuar.
“Jam i lumtur dhe shumë krenar. Nuk mund ta përshkruaj se çfarë ndjej. Së pari dua të falënderoj shokët e ekipit, trajnerët te Real Madrid dhe te Kroacia, të gjithë ata që kanë votuar për mua dhe familjen time që më ndihmon të jem ky që jam sot.
“Kur isha fëmijë ëndërroja të bëhesha futbollist dhe të fitoja sa më shumë trofe. Por Ballon d’Or është më shumë se një ëndërr.
“Ky trofe vërteton se kam bërë diçka të veçantë në fushë, prandaj ky viti do të jetë i paharrueshëm për mua.









13 Dec 2025 





