INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet fituesi i “Topi i Artë” 2018! Mediat spanjolle publikojnë pamjet dhe i japin fund thashethemeve! [FOTO]

Zbulohet fituesi i “Topi i Artë” 2018! Mediat spanjolle publikojnë pamjet dhe i japin fund thashethemeve! [FOTO]

Publikuar më: 19:04 03-12-2018

“Topi i Artë” është një event ku gazetarë nga e gjithë bota votojnë për lojtarin më të mirë sipas tyre gjatë një sezoni. Ai cilësohet si trofeu më i lartë individual për çdo futbollist që e merr.

Disa burime nga mediat spanjolle mesa duket e kanë zbuluar fituesin përpara kohe. Sipas listës së zbuluar Luka Modric është në krye me 753 pikë, i ndjekur nga Cristiano Ronaldo me 476 pikë.

Në vend të tretë është renditur Antoine Griezmann me 414 pikë të grumbulluara.

E bukura e kësaj liste qëndron në faktin se emrat e përfolur deri në këto momente, janë identike me vendet e fundit nga 30 të nominuarit që janë publikuar nga France Football.

LISTA_BALLON_DO.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0034439563751221