INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk i dinim, Sara Hoxha tregon 3 gjërat që nuk i pëlqejnë te Ledri

Nuk i dinim, Sara Hoxha tregon 3 gjërat që nuk i pëlqejnë te Ledri

Publikuar më: 14:28 12-12-2022

Partnerja e reperit Ledri Vula, Sara Hoxha tashmë është bërë fytyrë publike përmes spektaklit “Dancing with the Stars” ku ajo po merr pjesë. Sara së fundmi ishte e ftuar në “Më lër të flasë”, ajo ka treguar shumëçka për planet që ka me Ledrin për të ardhmen.

“Kemi plane për fëmijë të dytë, normale. Nuk e dimë por kemi plane për të ardhmen. A është në 1, 2 apo 5 vitet e ardhshme nuk e dimë akoma por Poin nuk do ta lëmë pa motër ose vëlla”, tha Sara.

Sara gjithashtu gjatë një loje të zhvilluar ka treguar edhe gjërat që nuk i pëlqejnë tek Ledri.

“Ledri është shumë i tërhequr, nuk ka shumë qejf të dalë diçka të cilën unë e kuptoj, është gaforre, shumë i ndjeshëm”, tha ajo.

Sara po vazhdon garën në “Dancing with the Stars”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038809776306152