INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U shpreh se nuk krahasohet me të, Dafina Zeqiri i kundërpërgjigjet në këtë mënyrë MAJK-ut: Prezenca ime...

U shpreh se nuk krahasohet me të, Dafina Zeqiri i kundërpërgjigjet në këtë mënyrë MAJK-ut: Prezenca ime...

Publikuar më: 15:27 12-12-2022

Majk, një ndër artistët më në zë, duket se nuk është kursyer aspak në përgjigjet e tij teksa ka qenë i ftuar në “Zemër Luana”, me autorësi dhe moderim të Luana Vjollcës. Edhe kjo natë ka qenë me shumë argëtim e të pathëna.

Majk ka realizuar sfidën e ‘Paintball’, ku teksa kishte të radhitur në tabelë emrat e artistëve më në zë dhe bashkëpunëtorëve të tij, duhet të qëllonte me armë me ngjyra, fotografitë e secilit.

Teksa i është bërë pyetja, se cilin prej artistëve në tabelë nuk do e krahasonte me veten e tij, Majk ka qëlluar Dafinën, duke e justifikuar se ajo është femër, kështu që nuk mund të krahasohet me Majk. Por theksojmë se në tabelë kanë qenë dhe vajza të tjera, si Era Istrefi apo Tayna. Megjithatë ai për këtë pyetje zgjodhi Dafinën.

Mirëpo nga ana tjetër, këngëtarja nuk e ka lënë pa një përgjigje, pasi publikoi këtë status:

‘’Unë nuk frikësohem, ti je i frikësuar, ka një ndryshim. Unë nuk jam e keqe, as agresive, jam e sinqertë dhe këmbëngulëse e kjo të bën most ë ndihesh rehat. Dhe nuk jam UNË që të bën mos të ndihesh rehat, por PREZENCA ime sfidon rehatinë tënde. Nuk do jem më pak që tit ë ndihesh më mirë me veten tënde’’.

Article Logic
Execution time: 0.0037009716033936