INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk fshihen më! Pasi u kapën MAT, e dashura e Olsi Bylykut i organizon surprizën që do e mbajë mend gjithë jetën! [VIDEO]

Nuk fshihen më! Pasi u kapën MAT, e dashura e Olsi Bylykut i organizon surprizën që do e mbajë mend gjithë jetën! [VIDEO]

Publikuar më: 09:20 24-04-2019

Olsi Bylyku është fotografuar së fundmi në shoqërinë e një vajze dhe kudo në media u shkruajt se aktori i njohur tashmë nuk është më beqar.

Jo vetëm pranë por edhe të kapur për dore, Olsi dhe vajza e panjohur për mediat u fotografuan bashkë dhe më pas ata vendosën ta jetonin lidhjen e tyre pa u fshehur nga mediat, pasi Olsi publikoi një foto me të dashurën bukuroshe.

Para pak ditësh aktori i njohur i humorit festoi ditëlindjen e tij të 21-të të cilën e festoi me njerëzit e dashur, por e gjitha kjo festë ishte surprizë e njeriut të tij të zemrës. Të paktën kështu ka shkruar Olsi në postimin e bërë në Instagram ku shpreh falënderimet për të dashurën e tij.

Bukuroshja brune që i ka rrëmbyer zemrën Olsit ishte bërë mjaft simpatike e veshur me një kostum të bardhë. Nuk mungojnë edhe fotot e çiftit, i cili tashmë po e shijon romancën e tij lirshëm në publik.

lsitk.png

 

“Faleminderit njeriu im i zemrës për këtë surprizë të paharruar!”, shkruan Olsi në Instagram.

Article Logic
Execution time: 0.0037989616394043