INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E mbante ''të fshehtë'', por i publikuan fotot me të dashurën, Olsi Bylyku merr vendimin e papritur! [FOTO]

E mbante ''të fshehtë'', por i publikuan fotot me të dashurën, Olsi Bylyku merr vendimin e papritur! [FOTO]

Publikuar më: 15:45 02-04-2019

Aktori i humorit, Olsi Bylyku gjithmonë ka preferuar që jetën e tij private ta mbajë sa më private dhe sigurisht që është treguar shumë i rezervuar për jetën e tij sentimentale. Në premierën e filmit “2 gisht mjaltë” një surprizë e bukur për të gjithë ishte fakti që Olsi u shfaq për herë të parë me të dashurën e tij.

Fotot e publikuara nga “Panorama Plus” tregojnë aktorin e humorit të kapur për dore me një vajzë brune, e cila quhet Egli dhe ka studiuar për Kanto. Pas publikimit të fotove, Olsi foli për herë të parë për lidhjen, duke u shprehur se vajza nuk kishte dëshirë të prononcohej.

dsik.jpeg

 

"Për momentin mjaftojnë fotot që kanë qarkulluar, pasi nuk kam dëshirë që të jap informacion më të detajuar, për aq kohë sa vajza në fjalë nuk do që të prononcohet", u shpreh Olsi.

Por, megjithëse menduam se çiftin nuk do t'a shihnim më, ishte vetë Olsi ai që ka publikuar pak më parë në Instastoryn e tij një foto me partneren. Mesa duket, ata kanë vendosur të mos fshihen më nga mediat dhe publiku dhe me siguri tani do t'i shohim më shpesh së bashku.

epubl.jpg

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0039939880371094