INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Jeta ime''! U tha se janë të lidhur, ''Kimikati'' nxjerr zbuluar Fifin: Olsi është...[FOTO]

''Jeta ime''! U tha se janë të lidhur, ''Kimikati'' nxjerr zbuluar Fifin: Olsi është...[FOTO]

Publikuar më: 22:34 16-12-2018

Nëse ju kujtohet, para disa muajsh bëri bujë lajmi një foto e Fifit me aktorin Olsi Bylyku i cili e quajti këngëtaren “jeta ime”. Kaq mjaftoi dhe fansat aluduan se ata janë çift, mirëpo dyshja e njohur nuk u prononcuan lidhur me këtë lajm.

Ama Fifi foli për herë të parë lidhur me këtë temë dhe i vuri pikat mbi i. Ditën e sotme e ftuar në “B.E coffee” nga Bes Kallaku, Erion Isai dhe Olsi Bylyku, Fifi sqaroi se fotoja e cila qarkulloi në mediat rozë ishte publikuar nga Olsi për të bërë xheloz ish të dashurin e saj.

“Atë foton e kemi bërë për të bërë xheloz ish të dashurin tim. Ky lajmi na ka dalë rastësisht. Olsi është 5 vjet më i vogël se unë” ka sqaruar Fifi.

Gjithashtu me humor artistja u shpreh se kur u përballën për herë të parë me lajme të tilla në media, kuptuan që “skena xhelozisë” ishte kompletuar.

Pra Fifi falë Kimikatit ka përdorur këtë taktikë të famshme për të bërë xheloz ish-të dashurin dhe ia doli shumë mirë. Goxha ide e bukur!

ldhtj.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035898685455322