INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E ka mbajtur të fshehur, KIMIKATI kapet MAT me të dashurën e tij! Ja kush është bukuroshja që i ka vjedhur zemrën! [FOTO]

E ka mbajtur të fshehur, KIMIKATI kapet MAT me të dashurën e tij! Ja kush është bukuroshja që i ka vjedhur zemrën! [FOTO]

Publikuar më: 16:17 30-03-2019

Olsi Bylyku është një ndër aktorët më të mirë shqiptarë të humorit dhe këtë e tregon fare mirë popullariteti që ai ka fituar. Të gjithë jemi mësuar me batutat e tij dhe çdo herë ia del për të na bërë për të qeshur me skenaret e tij si në television ashtu edhe në rrjetin social Instagram, aty ku Olsi është shumë aktiv.

E sigurisht që duke qenë një personazh publik, fansat janë shumë kuriozë për jetën e tij personale, por Olsi ka zgjedhur gjithmonë ta mbajë shumë hermetike atë. Prej disa kohësh përflitet se aktori është në një lidhje dashurie dhe mesa duket zërat paskan qenë të vërtetë. Aktorit ia ka vjedhur zemrën një vajzë bukuroshe me të cilën tashmë Olsi ka dalë edhe publikisht në evente, pikërisht në premieren e “2 Gisht mjaltë”.

Panorama Plus e ka fotografuar atë krah një vajze brune, tejet simpatike që mendohet se është e dashura e Olsit. Të kapur dorë për dore, e të veshur ‘casual’ çifti i ri dukej tejet simpatik e të këndshëm nën shoqërinë e njëri tjetrit.

trimt.jpg

olsi.jpg

kafe.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0038700103759766