INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk fshihen më, Eros Grezda dhe këngëtarja shqiptare shfaqen kudo bashkë

Nuk fshihen më, Eros Grezda dhe këngëtarja shqiptare shfaqen kudo bashkë

Publikuar më: 12:34 04-10-2022

Eros Grezda sërish në qendër të vëmendjen për jetën e tij sentimentale! Këtë herë futbollisti e ka bërë vetë publike lidhjen me Ajsel Abazin, një emër jo i panjohur për publikun. Ajsel, një vajzë shumë bukuroshe është kushërira e Almeda Abazit. Ajsel dhe Eros e kanë bërë publike lidhjen e tyre me postimet në Instastory duke mos u fshehur aspak nga syri i publikut.

Ajsel nisi karrierën në botën e ekranit që në moshën 15-vjeçare, gjatë kohës që studionte për kanto, kur mori pjesë në “The Voice of Albania” dhe u kualifikua deri në gjysmëfinalen e këtij formati.

Më pas në moshën 17-vjeçare mori pjesë në “Top Fest”, ku u vlerësua me çmimin “Best Pop & RnB”. Pas një pauze te gjatë muzikore, ajo u rikthye këtë vit me një këngë të re që titullohet “Si unë”.

Screenshot_1-3.jpg

Article Logic
Execution time: 0.002892017364502