INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk është njëlloj? Lori Hoxha tregon ndryshimin e saj gjatë një viti: Dy njerëz të ndryshëm…[FOTO]

Nuk është njëlloj? Lori Hoxha tregon ndryshimin e saj gjatë një viti: Dy njerëz të ndryshëm…[FOTO]

Publikuar më: 14:29 01-10-2020

Trashëgimtarja e “Top Channel” e ka treguar shpesh ‘dashurinë’ e saj për muajin tetor, i cili është edhe muaji i saj i lindjes. Në një postim të fundit Lori ka zgjedhur disa foto nga ky vit, i cili nuk ka qenë aspak i lehtë për të gjithë, për të treguar se Lori e tetorit të kaluar nuk është njësoj me Lorin e këtij viti. “Unë e tetorit 2019 me unë të tetorit 2020 janë dy njerëz të ndryshëm. Të kesh mundësi të shohësh sa larg ke arritur është një bekim dhe edhe pse mund të jesh i vetmi që i di fitoret e vogla të vetes, ato kanë rëndësi. Kështu që mos harro ta përgëzosh veten. Shpresoj që ky muaj të jetë një fillim i freskët për të gjithë ata që kanë nevojë”, shkruan Lori krahas fotove. Disa ditë më vonë, Lori feston 27-vjetorin e lindjes dhe duket se në këtë vit ka reflektuar shumë dhe ka dhënë këtë mesazh të rëndësishëm.

Article Logic
Execution time: 0.0031118392944336