INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk e dimë çfarë po kurdis Elvana Gjata, por reagimi i Loredanës nuk pritej! [FOTO]

Nuk e dimë çfarë po kurdis Elvana Gjata, por reagimi i Loredanës nuk pritej! [FOTO]

Publikuar më: 15:31 29-08-2020

Këngëtarja shumë e dashur për publikun Elvana Gjata është rikthyer më në fund, pas një mungese të gjatë.

Ajo ka postuar së fundmi disa foto në Instagram, ku shfaqet e veshur me të bardha në majë të një shkëmbi, duke mos i shoqëruar me asnjë koment. Mirëpo, kjo ka bërë që fansat të aludojnë se Elvana ka filluar punë për projektin e ri.

Ndoshta, Gjata ka nisur xhirimet për ndonjë klip të ri pasi edhe më herët ajo ka realizuar një të tillë në Turqi. Nuk dihet saktësisht, por gjithçka mbetet për t’u parë në ditët në vijim. Fansat kanë vërshuar në komente ku treguan se mezi po presin projektin e ri të Elvanës.

Mirëpo neve na bëri përshtypje komenti i Loredanës, pasi nuk e dinim që vajzat kanë një marrëdhënie të mirë me njëra-tjetrën.

“Ojjjj qershi mbi tortë”, i ka shkruar Loredana dhe siç duket ky koment ka tërhequr vëmendjen e fansave të tyre dhe shumë prej tyre e kanë pëlqyer komentin e reperes.

pyetje.png

 

Do ju pëlqente një bashkëpunim mes vajzave?

 

Article Logic
Execution time: 0.0030920505523682