INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk do ta besoni në çfarë vile po pushon familja Kardashian në Kosta Rika [FOTO]

Nuk do ta besoni në çfarë vile po pushon familja Kardashian në Kosta Rika [FOTO]

Publikuar më: 13:42 31-01-2017

Me miliona dollarë në dispozicionin e tyre, klani Kardashian-Janner mund t’i sigurojnë vetes shtëpitë më të mira të pushimit që mund të gjenden aty jashtë.

Udhëtimi i këtij viti në Kosta Rika nuk ishte përjashtim, me yjet e spektaklit reality që zgjodhën vilën luksoze Manzu në gadishullin Papagayo për qëndrimin e tyre. Prona me 8 suita zë 5 hektarë në një gadishull të izoluar, me dy pishina, një spa, një dhomë kinemaje dhe 180 gradë pamje nga deti. Gati i gjithë klani, me përjashtime të vogla, u vendosën në këtë vilë për të kaluar një javë në këtë muaj të ftohtë janari. Vila Manzu bashkoi Kris dhe Kylie Jenner, Kim, Kourtney dhe Khloe Kardashian si dhe partnerët respektivë Scott Disick, Tyga dhe Corey Gamble. Bashkë me ta ishin edhe 3 fëmijët e Kourtney, dy të Kim dhe djali i Tyga, si dhe natyrisht grupi i xhirimit i “Keeping Up with the Kardashians”. Shumë persona dhe asnjë problem, për ta kishte hapësirë dhe luks të mjaftueshëm dhe të tepruar. 

Article Logic
Execution time: 0.0041501522064209