INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Nuk do jem frikacake” Këngëtarja shqiptare shtatzënë për herë të dytë: “S’e mendoja kurrë”

“Nuk do jem frikacake” Këngëtarja shqiptare shtatzënë për herë të dytë: “S’e mendoja kurrë”

Publikuar më: 19:30 14-10-2021

Një lajm mjaft i bukur vjen për fansat e këngëtares së njohur Blerina Braka. Ajo do të bëhet nënë për herë të dytë dhe e ftuar në programin “Abc e Pasdites” ajo rrëfeu emocionet e momentit kur mësoi se ishte shtatzënë dhe tha se nuk e mendonte kurrë që do bëhej sërish nënë.

“Kur ti bëhesh më familje, me fëmijë, sikur vetvetiu u dashka një fëmijë i dytë. Unë s’e mendoja kurrë të bëhesha me një të dytë. Nuk e doja, e kisha menduar vetëm një, vetëm djalin. Tani mendoj se fëmija i dytë është më I lehtë nga ana e menaxhimit, mendoj që nuk do jem frikacake si herën e parë”.

“Para se të mësoja se isha shtatzënë kisha disa projekte të mira. Besoj këto dy tre ditë do nxjerr një klip, i bërë më parë por më duhet ta nxjerr tani”, u shpreh kënhëtarja.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036880970001221