INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Cristiano befason Georginan me dhuratë 124 mijë euroshe, me një nga krijimet më legjendare të markës së njohur

Cristiano befason Georginan me dhuratë 124 mijë euroshe, me një nga krijimet më legjendare të markës së njohur

Publikuar më: 20:27 14-10-2021

Cristiano Ronaldo ka befasuar partneren e tij Georgina Rodriguez me një dhuratë mahnitëse.

Futbollisti më i paguar në botë ka habitur të gjithë por edhe vetë bukuroshen me zgjedhjen e tij duke blerë një nga bagazhet më të mëdha dhe krijimet më interesante të markës së njohur ‘’Louis Vuitton’’.

Dhurata duket ta ketë gëzuar pa masë Georginan, e cila e ka ndarë në rrjetet sociale.

Dhurata ka kushtuar hiq më pak se 124 mijë euro dhe dimensionet e saj arrijnë deri në 140 centimetra gjatësi dhe përbëhet nga tetë sirtarë në të cilët mund të vendosen stoli të ndryshme.

Është një ndër artikujt më të shtrenjtë dhe luksozë të markës dhe e gjitha është krijuar për inagurimin e markës në “Place Vendome”, i cili është epiqendra e argjendarëve parizienë.

Përpos bagazhit gjigant, dhurata përfshinte dhe tre çanta të tjera të vogla të cilat kanë të njëjtin funksion.

Article Logic
Execution time: 0.0036249160766602