INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Nuk dal nga zyra…”, ambasadori i OSBE-së dy orë takim ‘kokë më kokë’ me Voltana Ademin

“Nuk dal nga zyra…”, ambasadori i OSBE-së dy orë takim ‘kokë më kokë’ me Voltana Ademin

Publikuar më: 14:19 06-08-2019

Ambasadori i OSBE-, Bernd Borchardt ka zhvilluar një takim me kryebashkiaken në ikje të Shkodrës, Voltana Ademi.

Takimi mes tyre ka zgjatur rreth dy orë dhe janë diskutuar mbi procesin zgjedhor dhe situatën politike në Shqipëri.

Bëhet me dije se është diskutuar edhe çështja e dorëzimit të detyrës nga ana e Ademit, e cila është një nga kryebashkiaket së bashku me Mziun që kanë deklaruar se nuk do ta lirojnë zyrën.

Në një kohë kur Bashkitë e tjera të vendit po konstituohen, Ademi ka bërë rezistencë të hapur, duke thënë se nuk do ta lirojë zyrën, madje ajo ka kërkuar një komision ndërkombëtar si në vitin 1913 për të liruar Shkodrën.

Në përfundim të takimit, ambasadori nuk preferoi te komentojë, por ka thënë vetëm se “ishte një takim i zhvilluar prej dy orësh, ku janë diskutuar shumë gjëra” mes tyre edhe zgjedhjet lolake të 30 qershorit.

Article Logic
Execution time: 0.0039710998535156