INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
OSBE del me deklaratë të fortë për zgjedhjet e së djelës/ Do t’ju ndjekim hap pas hapi

OSBE del me deklaratë të fortë për zgjedhjet e së djelës/ Do t’ju ndjekim hap pas hapi

Publikuar më: 12:02 28-06-2019

OSBE bën thirrje për shqiptarët të mos përfshihen në trazira dhe ka dënuar aktet e dhunës që targetojnë organet përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve lokale.

OSBE bën me dije se po monitoron gjithçka që lidhet me zgjedhjet e së dielës, dhe se nxitësit e dhunës do mbajnë përgjegjësi.
Kryesuesi i OSBE njëherësh dhe ministër i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Miroslav Lajcak, Sekretari i Përgjithshëm i OSBE, Tomas Greminger, Kryetari i Asamblesë Parlamentare të OSBE Xhorxh Tsereteli dhe Sekretari i Përgjithshëm i OSBE PA, Roverto Montella shprehin keqardhjen për vazhdimin e tensionit politik në Shqipëri dhe deklarojnë:
“Tani, më shumë se ndonjëherë tjetër është e domosdoshme që aktorët shqiptarë të punojnë së bashku për të thyer bllokimin aktual, të angazhohen në dialog pa kushte për të siguruar që zhvillimi i zgjedhjeve këtë të djelë të jetë paqësor. Ne nxisim të gjitha palët e interesuara të mbështeten në sundimin e ligjit, të respektojnë rolin kushtetues të institucioneve demokratike dhe të drejtat themelore dhe të shmangin dhunën; kryesit e akteve të dhunës dhe nxitësit e tyre duhet të jenë ligjërisht të përgjegjshëm. Ne gjithashtu u bëjmë thirrje institucioneve të zbatimit të ligjit të përdorin masa porpocionale.
Duke njohur të drejtën e shqiptarëve për mjete paqësore të protestës, OSBE dënon ashpër sulmet e fundit të dhunshme që targetojnë organet përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve lokale anembanë shqipërisë, duke dëmtuar shkollat dhe materialet e votimit.
Të gjitha kontraditat politike dhe administrative duhet të zhgjidhen në përputhje me sundimin e ligjit dhe proceseve logjore. Çdo përpjekje për të prishur procesin demokratik përmes veprimeve të dhunshme ndalon përparimin e Shqipërisë dhe njollos reputacionin e vendit në arenën ndërkombëtare. Çdo shkelje ligjore lidhur me zgjedhjet, duke përfshirë blerjen e votave, shpërdorimin e burimeve publike dhe ushtrimin e presionit lidhur me zgjedhjet për punonjësit e administratës publike, duhet të rezultojnë me pasoja ligjore. Duke pasur parasysh përparimin e vendit në fushat kryesore gjatë viteve të fundit, të shprehura me miratimin unanim nga 56 vendet që Shqipëria të mbajë presidencën e radhës së OSBE në vitin 2020, ne jemi të bindur se Shqipëria do të mund të jetë në gjendje të përparojë në një sens maturimi pergjegjshmëie, sa i përket progresit të vendit dhe repiutacionit që nxitet në vend. Si gjithmonë, OSBE është e gatshme si përkrahëse dhe mike, të punojë me institucionet ndërkombëtare drejt avancimit të prioriteve të vendit, në fund të fundit në interest ë qytetarëve të Shqipërisë. Pas 30 qershorit, OSBE do të mbështesë fuqishëm përpjekjet e riforcuara drejt reformave të vendit, duke përfshirë edhe atë që lidhet me gjyqsorin, sipas kërkesave dhe aspiratave të popullit shqiptar".

 

Article Logic
Execution time: 0.0030558109283447