INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Temperatura deri në 40°C, një i nxehtë përvëlues shumë pranë Shqipërisë

Temperatura deri në 40°C, një i nxehtë përvëlues shumë pranë Shqipërisë

Publikuar më: 14:17 06-08-2019

Maqedonia e Veriut nga dita e mërkurë pritet të përfshihet nga i nxehti afrikan me temperatura tejet të larta.

Meteorologët kanë njoftuar se gjatë kësaj jave një valë e të nxehtit nga Afrika veriore do të shtrihet mbi Mesdhe dhe rajonin tonë, duke bërë që moti të jetë i nxehtë dhe me diell.

Periudha e të nxehtit do të jetë gjatë 5 deri 10 ditët e ardhshme. Temperaturat do të jenë nga 35, ndërsa në pjesën qendrore dhe juglindore të vendit do të jenë deri në 40 gradë. Derisa gjatë fundjavës e gjatë javës së ardhshme sidomos në këto zona qendrore dhe juglindore, temperatura do të ngjitet mbi 42 gradë celsius.

Moti do të jetë i thatë dhe me diell, me përjashtim do të jetë dita e premte kur nuk përjashtohen kushtet për reshje të shiut.

Autoritetet e shëndetësisë kanë njoftuar se për shkak të temperaturave të larta, qytetarët duhet të mbrohen dhe ti shmangen vendeve të hapura, duhet të konsumojnë sa më shumë pije, pemë dhe perime dhe ti shmangen ushqimeve të yndyrshme.

Article Logic
Execution time: 0.00347900390625