INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nora Istrefi ka vesin më të keq të çdo vajze! Roberti ja zbulon të gjitha [VIDEO]

Nora Istrefi ka vesin më të keq të çdo vajze! Roberti ja zbulon të gjitha [VIDEO]

Publikuar më: 13:05 01-10-2018

Veseve të zakonshme të vajzave nuk mund t’i shpëtonte as Nora Istrefi dhe bashkëshorti i saj, Robert Berisha ia ka zbuluar të gjitha.

Në një intervistë për revistën “Class”, ai u shpreh se një nga arsyet që grindet më shpesh me Norën është sepse ajo është një tip që vonohet gjithmonë.

Sipas Robertit, Nora nuk është aspak korrekte, jo vetëm në takimet e punës por as në ato daljet bashkë për darkë apo ndonjë event familjar.

“Ka pasur raste që e ka pasur fluturimin në 10:00 të mëngjesit dhe është nisur nga shtëpia në orën 9:00. Duke i ditur rregullat që dy orë para duhet të jesh në aeroport, ajo niset në orën 9, arrin, hip në avion dhe shkon në koncert. Unë s’e kuptoj si ia del. Nuk është e saktë (me orën) për të dalë në ndonjë takim, darkë, dasmë, gjithmonë vonohet, kështu që kjo më ka penguar gjithmonë te Nora”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0031521320343018