INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi Blero e ftoi në dasmën e tij, ish-gruaja ka dy fjalë për t’i thënë! Shihni përgjigjen EPIKE [VIDEO]

Pasi Blero e ftoi në dasmën e tij, ish-gruaja ka dy fjalë për t’i thënë! Shihni përgjigjen EPIKE [VIDEO]

Publikuar më: 14:33 01-10-2018

Disa ditë më parë i ftuar në një intervistë për Mirage, Blero na la gojëhapur pas një deklarate që nuk është se e dëgjojmë shpesh nga personat që i japin fund një lidhjeje, në rastin në fjalë një martese.

Këngëtari u shpreh se në dasmën e tij me Afronën do të ftonte edhe ish-gruan, Teutën. Kjo na u duk disi e çuditshme, por gjithashtu na tregoi se nuk ka hatërmbetje mes tyre.

Megjithatë, këtë javë ka qenë e ftuar në emisionin “Mirage” Teuta, e cila është pyetur për këtë deklaratë të Bleros.

“Nëse Afrona bën kanagjegj (festa e nuses me miqësinë) shkoj me qejf, pasi e kam shumë mike Afronën. Ndërsa në dasmë do të ishte shumë e çuditshme. Do të flas me Afronën dhe do t`i them që nëse bën kanagjegj do të shkoj, por dasma mendoj se është për miq dhe familjarë. Nëse do të shkoja do të më dukej e çuditshme dhe nuk do të ishte e këndshme për askënd, mjafton që Tara do të shkojë dhe do të jetë shumë e lumtur për këtë fakt, pasi ajo shkon shumë mirë me Afronën”, -është shprehur Teuta.

Ndërsa pyetjes, nëse Tara do kërkonte ta shoqëronte e ëma, ajo i është përgjigjur:

“Jo nuk besoj, pasi Tara është shumë e pjekur, ndonjëherë habitem sepse është vetëm 8 vjeçe dhe mënyra se si komunikon me ne të gjithë është e mrekullueshme. Është një vajzë e pjekur dhe i kupton gjërat shumë mirë. Kështu që asnjëherë nuk ka kërkesa fëmijënore apo të paarsyeshme, sepse e kupton dhe është shumë e lumtur për këtë raport që kemi ndërtuar, fëmijët janë më të rëndësishmit, pasi janë të pafajshëm dhe meritojnë të jenë të lumtur.”

 

Article Logic
Execution time: 0.0033371448516846