Noizy ka mbajtur së fundmi një koncert në Londër ku përveç pjesëmarrjes së madhe, ka marrë vëmendje edhe diss-i për “Babastars”. Mes këngëve të interpretuara nga reperi nuk ka munguar “Jena Mbretër”, ku një varg i këngës në të cilin thuhet ‘F*ck Babarecords’ është përsëritur disa herë nga reperi dhe turma e ky moment është bërë viral.
Teksa videoja është bërë virale, ka ardhur edhe reagimi i Ghetto Geasy, sipas news31.al. Ai ka postuar një status në Instastory që është interpretuar si mesazh i koduar për Noizy. Getoari ka publikuar foton e një luani, ku shkruhet:
“Mos e ngatërroni mirësinë time me dobësi. Bisha në mua po fle, nuk ka vdekur”.
Ky duket se ka qenë një “paralajmërim” indirekt kundrejt Noizy marrë parasysh që prej kohësh gjërat mes tyre janë qetësuar por mund të rindizen sërish.









13 Dec 2025 





