INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
NOIZY e ironizoi për fansat e blerë dhe MOZZIK i’u përgjigj në këtë mënyrë?

NOIZY e ironizoi për fansat e blerë dhe MOZZIK i’u përgjigj në këtë mënyrë?

Publikuar më: 12:36 28-03-2023

Arritjen e fundit të Mozzik, kalimin e 2 milionë ndjekësve në Instagram, duke u bërë i pari reper që e arrin këtë, e "thumboi" pak ditë më parë Noizy, ish-bashkëpunëtor i artistit kosovar.

Kështu, me anë të një seri videosh në Instagram, që më pas u fshinë, Noizy ironizoi Mozzik dhe tha se ka blerë 700 mijë "followers", madje jo vetëm kaq, por i bëri thirrje gjithë artistëve të rinj që të ndjekin shembullim e tij dhe të mos shpenzojnë në muzikë e videoklipe, por direkt në Instagram.

Kaq u desh që deklarata e Noizyt të bëhej lajm gjithandej, ndërsa sot mesa duket ka ardhur edhe përgjigja e Mozzik, ose të paktën ajo që mendohet se është e tillë. Kështu, bashkangjitur me një foto në Instagram, ku reperi shfaqet në një pozë le të themi jo shumë të përshtatshme, por të përhapur në botën e muzikës rap, ai shkruan: “Nuk po më intereson fare për idiotësira”

Article Logic
Execution time: 0.0035171508789062