INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këngëtarja e njohur mbështet publikisht Luizin dhe ka një surprizë për banorin e

Këngëtarja e njohur mbështet publikisht Luizin dhe ka një surprizë për banorin e "BBVA"

Publikuar më: 19:29 27-03-2023

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, ka dhënë së fundmi një intervistë për “E diell”. Mes shumë gjërash, ajo është pyetur nga moderatoret Beniada Nishani dhe Argjira Spanca për Luiz Ejllin.

Artistja thotë se së bashku me partnerin e saj, Bes Kallakun, janë në mbështetje të banorit të Big Brother VIP Albania.

“Ta marrim kështu, super këngëtar është, ka një karrierë të mëparshme goxha të mirëfilltë, fitues i ‘Etheve të së Premtes’ pak a shumë kemi një rrugëtim të njëjtë edhe pse unë nuk i fitova ‘Ethet’, pjesëmarrës në Eurovision, këngë shumë të suksesshme kështu që pse jo, po të jetë një këngë e duhur”, u shpreh ajo.

Tutje, 29-vjeçarja theksoi se artisti shkodran do të ketë shumë oferta nga kolegët e tjerë të estradës.

Article Logic
Execution time: 0.0037140846252441