INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njihuni me shtetet, që konsumojnë më shumë produkte shqiptare

Njihuni me shtetet, që konsumojnë më shumë produkte shqiptare

Publikuar më: 10:21 14-02-2019

Produktet shqiptare janë të preferuar në shumë vende të botës. Po fqinji ynë Italia është edhe blerësi kryesor i produkteve shqiptare blegtorale, bujqësore dhe agro-industriale. Rreth 8.6 miliardë lekë është llogaritur vlera e eksporteve gjatë vitit 2018. Sa i përket sasisë, 22.3 mijë tonë produkte janë tregtuar në këtë shtet.

Por pavarësisht se renditet në vendin e parë, eksportet drejt Italisë kanë pësuar një rënie të lehtë krahasuar me 2017-ën. Ndërsa shteti i dytë që preferon produktet shqiptare është Kosova afro 2.9 miliardë lekë dhe afërisht 74.4 mijë tonë.
Produktet shqiptare duket se kanë gjetur tregje edhe në Suedi që renditet në vendin e tretë, më pas vjen Serbia, SHBA-ja, Gjermania, Spanja, Rumania, dhe Maqedonia, vlera e të gjithave është rreth 1 miliardë lekë.
Peshën kryesore në eksporte e zënë perimet, frutat, fruat e thata dhe ujërat. Eksportet bujqësore në total për vitin 2018 janë regjistruar në 33.8 miliardë lekë, nga 31.5 miliardë lekë që kanë qenë në vitin 2017, me një rritje prej 2.3 miliardë lekë.

Article Logic
Execution time: 0.0035779476165771