INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shqiptarët kanë kursyer në 2018, 4 miliardë euro[VIDEO]

Publikuar më: 10:48 06-02-2019

Banka e Shqipërisë raporton se në fund të 2018, depozitat arritën në 4 miliardë euro, me një rritje prej 10% me bazë vjetore, ose rreth 370 milionë euro më shumë. Ky është niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë i kursimeve në monedhën europiane.

Rritja e depozitave në euro në 2018-n ishte shumë më i lartë krahasuar me vitin e mëparshëm, kur ato u rritën me vetëm 68 milionë euro.
Në vitin 2018 rritja erdhi nga depozitat pa afat të individëve dhe nga kursimet e korporatave jo financiare. Rreth 77% e depozitave në euro zotërohen nga individët, ku më të preferuarat janë ato me afat 1 vjeçar dhe prekin 35% e totalit të individëve.
Po ndryshe nga depozitat në valutë, ato në lekë shënuan rënie në 2018-n, duke u tkurrur me rreth 4%, apo gati 17 miliardë lekë më pak, si rrjedhojë e interesit të ulët të individëve për të mbajtur kursimet në banka, pasi normat e interest janë të ulëta. Një tjetër faktor, sipas bankierëve, është niveli i ulët i qarkullimit të lekut në ekonomi.

Article Logic
Execution time: 0.0030789375305176