INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjaku do të merret! Hakmarrja e familjes shqiptare Gjoni bën bujë në mediat italiane, HISTORIA...

Gjaku do të merret! Hakmarrja e familjes shqiptare Gjoni bën bujë në mediat italiane, HISTORIA...

Publikuar më: 11:38 28-01-2019

Gjakmarrja e një familjeje shqiptare Gjoni është vendosur në qendër të mediave italiane. Një histori e rrallë është treguar në programin investigativ “Le Ienne”.

Një italian i quajtur Francesco, ka vrarë një djalë shqiptar. Babai i të riut shqiptar është betuar se do marrë gjakun e të birit dhe nuk do të ndalë derisa kjo gjë të ndodhë.
“Francesco, faleminderit për vrasjen e djalit. Shteti italian ty të ka falur, ti je gënjyer pas asaj falje… Pa të gjetur nuk të lë! Edhe gjej vrimë e futu, ku të dush, strehohu sa të dush, mblidh bodigardë sa të dush… O me lekë, o me shoqëri, a vetë djali, a vetë unë, njëri do të gjejë dhe do të ekzekutojë”, thotë babai i të vrarit shqiptar tek Le lenne.

HISTORIA E TREGUAR NË MEDIAT ITALIANE:
Një shtetas italian, Francesco Scignano ka vrarë një djalë shqiptar, Gjergj Gjonin. Babai i djalit të ndjerë, Mark Gjoni është betuar që do të marrë hakun e djalit të tij, duke vrarë një nga djemtë e Francescos. Mbrëmjen e 18 tetorit të vitit 2015 teksa Francesco dhe gruaja e tij po flinin, pas mesnate, Gjergj Gjoni ka hyrë në shtëpinë e tyre për të vjedhur. I riu shqiptar ka lënë këpucët poshtë dritares dhe është ngjitur për të vjedhur në banesën e shtetasit italian. Duart i kishte mbështjellë me çorape, me qëllimin për të mos lënë gjurmë gishtërinjsh në sendet që do të prekte në banesë.
Rreth orës 01:20 Francesco është zgjuar pasi ka dëgjuar zhurmën që vinte nga kuzhina dhe zbret të kontrollojë në errësirë. Ndërkohë që shikon një djalë teksa futet nga dritarja me një kaçavidë në dorë, i trembur Francesco qëllon mbi djalin e Mark Gjonit dhe Gjergj Gjoni vdes pasi plumbi e prek shumë pranë zemrës. Djali shqiptar tentoi të arratisej, por vdiq në shkallë nga hemoragjia. Franceso u akuzua për “vrasje në rrethanat e vetëmbrojtjes” dhe sot është i lirë nga akuzat pasi me vendim gjykate ai nuk rezultoi fajtor apo që të ketë pasur qëllime kriminale ndaj shqiptarit.
Gazetari Italian, Luigi Pelazza i ka vizituar në shtëpinë e tyre në Shqipëri dhe i ka pyetur në lidhje me këtë situatë. Prindërit e Gjergjit besojnë se djali i tyre nuk ishte hajdut. “Djali im ka kaluar me dy shokë afër shtëpisë. Francesco ka qëlluar mbi djalin tim nga dritarja e katit të dytë të banesës dhe gjithçka ka ndodhur pasi kanë pasur probleme lekësh. Djali im punonte tek një italian i moshës rreth 80 vjeç dhe nuk i kishte paguar disa ditë. Ndoshta ai ka menduar se djali im ka shkuar ta grabisë, por nuk është ashtu. Djali im nuk është hajdut,” ka pohuar Marku nga Fushë Arrëzi i Pukës para kamerave.
“Unë do të marr gjakun e tim biri dhe atëherë do të jem shumë i qetë. Unë nuk kam asgjë me Francescon, por me dy djemtë e tij. Nuk më hyn në punë të vras një pensionist pasi ai e ka mbaruar jetën e tij. Francesco duhet të shikojë se si vuhet kur të vritet djali. Ai duhet të ndjejë të njëjtën gjë që ndjeva unë kur varrosa tim bir”, thotë me tej Mark Gjoni.
Edhe bashkëshortja e Markut, mamaja e Gjergjit mendon se duhet marrë hakun e të birit.
“Nëse Gjergji nuk do ta kishte të atin gjallë, do t’ja merrja unë hakun. Gjaku lahet me gjak,” ka thënë ajo për gazetarin italian.
Nga ana tjetër familja italiane jeton e ngujuar edhe pse Francesko thotë se ka shumë frikë të rrijë në shtëpinë e tij.
“Kam frikë se mos dikush vjen dhe më vret,”- shprehet pensionisti italian.

Article Logic
Execution time: 0.0032980442047119