INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njerëz, zbuloni shenjat që tregojnë se partneri po ju kontrollon jetën dhe nuk ju dashuron

Njerëz, zbuloni shenjat që tregojnë se partneri po ju kontrollon jetën dhe nuk ju dashuron

Publikuar më: 14:48 28-03-2017
Shumë njerëz e keqkuptojnë mënyrën si dikush i shpreh dashurinë.
Sipas intv.al, janë disa shenja kryesore që tregojnë se partneri nuk ju dashuron, por thjesht dëshiron t’ju kontrollojë jetën tuaj. Prandaj, kini kujdes dhe shikojini me vëmendje këto shenja :
 
1. Nuk ka rëndësi axhenda juaj
Secili prej jush ka  programin e vet si e kaloni kohën tuaj të lirë. Nëse shikoni se planet tuaja vijnë në plan të dytë, duhet të shqetësoheni sepse ju veproni gjithmonë bazuar te plani i partnerit tuaj. Nëse kuptoni se partneri juaj çdo gjë me ju e bën në bazë të planit të vet, atëherë thjesht ju kontrollon dhe nuk e vret mendjen për kohën tuaj.
2. Kritikojnë çdo ndryshim që bëni në pamjen e jashtme
Gjithësecili ka stilin e tij dhe vendimet për pamjen e jashtme i merrni vetëm ju. Sipas intv.al, nëse ju bëni një ndryshim sado të vogël dhe ju kritikon kjo gjë tregon se dëshiron të ketë kontrollin e jetës suaj. Secili jep mendimin e vet, por jeni ju që vendosni.
3.  Bëhen xheloz pa arsye
Xhelozia  e tepërt ndikon negativisht në çdo lidhje. Sipas intv.al nëse bëhet xheloz pa asnjë arsye, mos mendoni se ju dashuron, thjesht është i fiksuar t’ju kontrollojë veprimet tuaja.
4. Ofendojnë miqtë tuaj
Mos harroni se miqtë tuaj më të ngushtë kanë rëndësi për ju dhe nuk duhet ta lejoni partnerin t’i ofendojë ata. Nëse e bën këtë gjë, as për ju nuk ka respekt, duhet t’ja bëni të ditur këtë gjë. Gjthashtu kjo është një shenjë tjetër, se nuk ju dashuron, por dëshiron të kontrollojë çdo gjë rreth jush.
Burimi: Your Tango
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0037901401519775